Mickoski: Jemi të fokusuar në realizimin e Agjendës Reformuese dhe vendosjen e rendit në shtet

Do të kemi mundësinë të fillojmë një cikël takimesh, gjegjësisht brifingje me përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët janë rezidentë në vendin tonë, dhe vlerësoj se në këtë mënyrë mund t’i afrojmë më shumë aktivitetet që i bëjmë si Qeveri, e që janë të lidhura me Agjendën Reformuese, thotë Hristijan Mickoski, kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në brifingun e sotëm për Agjendën Reformuese me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Mickoski vuri në dukje se një pjesë e reformave po realizohen, por një pjesë, siç tha ai, për shkaqe objektive nuk do të realizohen, dhe për këtë janë njoftuar përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.

Si Qeveri, kur u zgjodhëm para pak më pak se 20 muajsh, kishim një listë indikative hapash të cilët duhet t’i realizonim, praktikisht vitin e parë e gjysmë miratoheshin,e ngjashëm, duke punuar me BE-në. Aty diku në fillim të vitit 2025 që të rrumbullakosej ai proces, filluan hapat të realizohen, normalisht derisa u intensifikua ai proces, vlerësoj se u realizuan një numër i caktuar hapash, e pastaj u shpallën zgjedhjet lokale dhe për shkak të legjislacionit tonëtë brendshëm, ne nuk arritëm ta ndiqnim atë dinamikë varësisht nga ambiciet tona. Dhe pasi që atëherë Parlamenti pothuajse është në formë teknike dhe nuk punon, si dhe institucionet e tjera, patëm një pauzë disa mujore. Por menjëherë pas zgjedhjeve lokale, aty diku nga muaji nëntor, intensivisht punuam në Agjendën Reformuese dhe në realizimin e hapave që janë pjesë e Agjendës Reformuese dhe atyre hapave që mund t’i realizojmë.  Ata që nuk mundemi, objektivisht tregojmë pse nuk mundemi, sepse nuk do të dëshironim të ishim një Qeveri e cila premton një gjë para partnerëve tanë nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa bën diçka tjetër pas perdes. Atë që mund ta realizojmë, do ta realizojmë, për atë që nuk mundemi do të japim argumentet tona pse nuk mundemi, dhe jemi të gatshëm gjithmonë për dialog të sinqertë dhe bisedë me partnerët tanë nga komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht me partnerët tanë nga BE-ja, theksoi kryeministri Mickoski.

Mickoski porositi se këtë vit nuk do të ketë zgjedhje, pasi Qeveria është e fokusuar në përmbushjen e reformave dhe vendosjen e rrendit në shtet.

Nuk do të kemi zgjedhje këtë vit. Që të mos ketë dilema, sepse shpeshherë disa prej jush më pyesin nëse do të kemi zgjedhje, ja vetë kjo agjendë ambicioze tregon se këtë vit nuk do të ketë zgjedhje, pasi jemi të fokusuar në reforma dhe në vendosjen e rendit në shtet. Projekte të tilla janë “Qyteti i Sigurt”, për fat të keq, disa nga opozita i keqpërdorin këto çështje dhe përpiqen t’i politizojnë sërish, e disa edhe t’i etnizojnë. Më pas vjen lufta kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe disa ligje që do të nënkuptojnë siguri për shëndetin e qytetarëve, si Ligji për duhanin. Po punojmë me palët e interesit, me prodhuesit dhe me të gjitha palët që tangohen, si gastronomia dhe turizmi, dhe besoj se brenda këtyre javëve do të arrijmë në një zgjidhje që do ta mbështesim të gjithë së bashku. Këtu ka edhe ligje të tjera, si Ligji për lojërat e fatit, ligjet që janë pjesë e sistemit gjyqësor; disa i kemi miratuar, ndërsa disa të tjera do t’i shqyrtojmë të martën në mbledhjen e Qeverisë,” tha ai dhe shtoi:

“Pra, këtë vit kemi një agjendë reformuese mjaft ambicioze që duam ta përmbushim. Qëllimi është ta bëjmë “detyrën e shtëpisë”, dhe më pas u takon vendeve anëtare të BE-së të vendosin se si të vazhdohet më tutje”, theksoi ai.

Kryeministri Mickoski konkludoi se brifingu i radhës do të mbahet në mars, pastaj në qershor, dhe më pas, siç tha, do të ketë brifing të paktën një herë në çdo tremujor, me qëllim informimin e përfaqësuesve ndërkombëtarë lidhur me hapat e realizuar të Agjendës Reformuese.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit