Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Qeveria do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm projektet në arsim dhe infrastrukturë, gjatë promovimit të një qendre moderne arsimore në Tetovë.
Ai theksoi se në këtë qendër rajonale për arsim janë investuar rreth 5 milionë euro nga Qeveria në bashkëpunim me Bashkimi Evropian, duke e cilësuar projektin si mbresëlënës dhe me rëndësi të madhe për gjeneratat e reja.
Mickoski u bëri thirrje nxënësve që do të përfitojnë nga kjo qendër të përkushtohen në arsim, duke theksuar se ata janë e ardhmja e vendit dhe bartësit e zhvillimit të tij.
Ai shtoi se kjo është shkolla e dytë e mesme e rinovuar në Tetovë brenda një kohe të shkurtër, ndërsa paralelisht po ndërtohen edhe dy shkolla të reja në këtë komunë. Sipas tij, përveç arsimit, Qeveria po investon edhe në bulevarde, rrugë dhe projekte të tjera infrastrukturore në rajon.
Në fund, Mickoski theksoi se puna dhe veprat konkrete janë ato që mbeten dhe që do të kujtohen nga qytetarët, duke nënvizuar përkushtimin e institucioneve për të realizuar projekte që sjellin zhvillim afatgjatë.



