12.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

Mickoski: Investim prej 1 miliard euro për qendra energjetike me gaz

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, nga Kumanova ka shpallur një lajm të rëndësishëm për të gjithë vendin, duke njoftuar se në mbledhjen e djeshme të Qeverisë është zyrtarizuar një memorandum bashkëpunimi me kompaninë ndërkombëtare Kazandzhi Group, e cila është një gjigant botëror në sektorin e energjetikës, shkruan Flaka. Sipas Mickoskit, kompania është e interesuar të investojë 1 miliard euro në ndërtimin e qendrave kogjenerative me gaz, të cilat ai i cilësoi si zgjidhja e vetme afatgjatë për ndotjen e ajrit.

“Çdo zgjidhje tjetër do të thotë vetëm fshehje e problemit nën qilim. Me këtë projekt tregojmë se mendojmë dhe veprojmë për të ardhmen e shtetit tonë”, theksoi Mickoski.

Krahas kësaj, kryeministri njoftoi edhe për një investim tjetër strategjik: ndërtimin e një parku me erë prej 450 milionë eurosh, që do të shtrihet në tre komuna – Karbinci, Shtip dhe Radovish.

“Nuk ka ligje të posaçme, nuk ka blerje të garantuar të energjisë për 20-30 vjet. Bëhet fjalë për një investitor që do të investojë 450 milionë euro, ndërsa shteti do të përfitojë 100 milionë euro shtesë në BPV, që do të përbëjë 20% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike – një hap drejt balancimit të energjisë në vend”, shtoi Mickoski.

Këto projekte, sipas kryeministrit, tregojnë një qasje të re, të qëndrueshme dhe afatgjatë, me qëllim përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe sigurimin e pavarësisë energjetike të Maqedonisë së Veriut. Flaka

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit