Mickoski i përgjigjet Filipçes: Opozita kritikon, ne fokusohemi te investimet

I pyetur për kritikat e Filipçes ndaj Qeverisë, kryeministri Hristijan Mickoski me përgjigje:

“Ai është opozitë, mendon se nëse kritikon, nëse ofendon se do të tërheqë vëmendje, e rëndësishme është që ne ta bëjmë punën tonë, ja kështu me investime, me dhjetëra, qindra milionë euro të lëshohen, shteti të ecë përpara, të numërohen sa më shumë investime, të ketë siguri. Kjo është ajo që më plotëson mua si kryetar i qeverisë, përndryshe, nëse e dëgjoni LSDM-në dhe z. Venko Filipçe, atëherë është logjike që ai të ketë konferencë për shtyp dhe të konstruktojë dhe të shpifë”, theksoi Hristijan Mickoski.

Mickoski gjithashtu tha se politikat që i udhëheq LSDM janë të gabuara, duke shtuar se nuk dëshiron të hyjë shumë në punët e brendshme të opozitës, duke porositur se zgjedhjet do të tregojnë se kush punon në interes të qytetarëve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit