Mickoski i kundërpërgjigjet Skënder Rexhepit në Kuvend: Nuk më shqetëson gjuha shqipe, po përpiqem ta mësoj!

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se përdorimi i gjuhës shqipe nuk e shqetëson aspak, duke theksuar se madje është duke u përpjekur ta mësojë atë.

“Përkundrazi, absolutisht nuk më shqetëson. Ndihuni të lirë të përdorni gjuhën shqipe. Madje përpiqem ta studioj dhe ta mësoj. Shpresoj që pas një viti apo më shumë të jem në gjendje të mos përdor kufje dhe ta kuptoj drejtpërdrejt atë që thuhet,” u shpreh Mickoski.

Ai shtoi se përkthimi jo gjithmonë përcjell saktë mesazhin dhe se njohja e më shumë gjuhëve është pasuri.

Këto deklarata erdhën si kundërpërgjigje ndaj deputetit Skënder Rexhepi gjatë debatit të sotëm në Kuvend.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit