Mickoski: Filloi rikonstruksioni i “Bërsjaçka Buna” në komunën e Shuto Orizares

Kryeministri Hristijan Mickoski, me rastin e Ditës Botërore të Romëve, ka dërguar urime për komunitetin rom duke theksuar rëndësinë e përmirësimit të kushteve të jetesës dhe realizimit të projekteve të lëna pas dore ndër vite.

Gjatë vizitës në komunën e Shuto Orizari, ai theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar në mbështetjen e kësaj komune përmes projekteve infrastrukturore konkrete.

Sipas tij, aktualisht janë planifikuar 58 projekte me një vlerë të përgjithshme prej rreth 4.5 milionë euro, të cilat realizohen përmes Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, por edhe institucioneve të tjera shtetërore si Ministria e Transportit.

“Kjo Qeveri e identifikon komunën e Shuto Orizares dhe dëshiron të ndihmojë në realizimin e projekteve infrastrukturore që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve”, deklaroi Mickoski.

Ai falënderoi autoritetet lokale dhe institucionet për bashkëpunimin, duke shtuar se në gjithë vendin janë hapur rreth 1.200 kantiere ndërtimi me fillimin e sezonit pranveror.

Kryeministri gjithashtu paralajmëroi se vitin e ardhshëm pritet të hapet një thirrje e re për projekte komunale, duke u bërë thirrje kryetarëve të komunave të përgatiten me plane konkrete.

Në fund, ai u bëri thirrje qytetarëve për durim gjatë realizimit të punimeve, duke theksuar se përkohësisht mund të ketë vështirësi, por përfitimet afatgjata do të jenë në rritjen e cilësisë së jetës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit