17.8 C
Skopje
Monday, November 3, 2025

Mickoski: Dy miliardë denarë për investime në arsim

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në një pyetje të një gazetari lidhur me premtimin për përmirësimin e infrastrukturës në arsim dhe aktivitetet që po ndërmerren në atë drejtim, deklaroi:

“Sa i përket Ministrisë së Arsimit, aty kemi investime prej rreth 2 miliardë denarësh, shtatë shkolla krejtësisht të reja dhe 20 të tjera që po rinovohen, katër salla të reja sportive dhe dy konvikte studentore.

Në kuadër të marrëveshjes bilaterale strategjike me Mbretërinë e Bashkuar, është planifikuar ndërtimi i një fakulteti të ri të mjekësisë në kuadër të Qendrës së re Klinike në Shtip dhe një konvikt studentor me 200 shtretër. Gjithashtu pres që këtë vit të vazhdojë ndërtimi i ndërtesave të fakulteteve FINKI dhe FFK pranë Universitetit ‘Shën Kirili dhe Metodi’, por edhe të fillojë ndërtimi i kompleksit të Universitetit ‘Nëna Terezë’,” deklaroi kryeministri.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit