Mynih, 12 shkurt – Nga nesër (e premte) kryeministri Hristijan Mickoski, së bashku me ministrin e Mbrojtjes Vlado Misajlovski, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski dhe ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, do të qëndrojë në një vizitë disaditore në Republikën Federale të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e 62-të të Sigurisë në Mynih.
Në kuadër të konferencës, Mickoski do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me liderë evropianë, përfaqësues të lartë si dhe drejtues të organizatave ndërkombëtare të sigurisë.
Në fokus të bisedimeve do të jenë stabiliteti gjeopolitik i rajonit, duke theksuar rolin e Maqedonisë si shtyllë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe si kontribuues aktiv në aleancën e NATO-s.
Gjithashtu, kryeministri Mickoski në takimet dhe bisedimet do ta riafirmojë qëndrimin e shtetit për domosdoshmërinë e një rruge të parashikueshme dhe të drejtë drejt anëtarësimit të plotë në BE, pa pengesa bilaterale të imponuara.
Në margjinat e konferencës, janë paraparë edhe takime me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, si dhe me kryetarë qeverish dhe shtetesh.



