17.8 C
Skopje
Wednesday, May 1, 2024

Mickoski: Do ta rikthejmë besimin e qytetarëve

Lideri i VMRO-DPMNE-së si dhe kandidati për deputet në njësinë e parë zgjedhore Hristijan Mickoski deklaroi se VMRO-DPMNE  vazhdon me dinamikë të pashuar për realizimin e premtimeve ndaj qytetarëve. Ai në vizitën e tij në Ohër tha se ajo që është objekt i vizitës së tyre sot është një pasqyrë e aktiviteteve ndërtimore në 3 projekte kyçe një qendër sportive, një shkollë dhe një park aventuristik.

 

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË


“E di që ambicia e kryetarit Pecakov është e madhe, e di që dëshira e tij për të bërë një projekt më shumë për banorët e Ohrit është e madhe dhe se dëshira do të jetë edhe më intensive pasi VMRO-DPMNE të formojë qeverinë e ardhshme dhe do të realizojë edhe më shumë projekte”.

 

Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska Davkova ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve duke theksuar rëndësinë e zgjedhjes që do ta bëjnë qytetarët më 24 prill dhe 8 maj.

 

GORDANA SILJANOVSKA DAVKOVA, KANDIDATE PëR PRESIDENTE

“Si shumë herë më parë, një ditë në të ardhmen të gjithë do të pyetemi se ku ishit kur Maqedonia po zhdukej pjesë-pjesë dhe në atë proces deri në pikën e panjohur. Prandaj mendoj se jeni në vendin e duhur dhe mendoj se kam marrë një vendim të mirë dhe mendoj se ai vendim fillimisht do të realizohet më 24 prill dhe më 8 maj do të theksohet edhe më shumë”.

Siljanovska theksoi se rreth saj në këshill do të mbledhë të rinjë, persona me nevoja të veçanta,dhe  do të mbështesë edhe gratë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit