Me dhimbje të thellë e mora lajmin për tragjedinë e tmerrshme në Koçan. Kjo është një ditë e rëndë dhe shumë e trishtuar për Maqedoninë! Humbja e kaq shumë jetëve të reja është e pazëvendësueshme, dhe dhimbja e familjeve, të afërmve dhe miqve është e pamasë.
Në këto momente pikëllimi të thellë, mendimet tona janë me ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë, ndërsa familjeve të viktimave – forcë për të përballuar këtë humbje të paimagjinueshme. Populli dhe Qeveria do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të zbutur sadopak dhimbjen e tyre dhe për t’i ndihmuar në këto çaste më të vështira.
I bëj thirrje të gjitha institucioneve përkatëse – shërbimeve shëndetësore, policisë, autoriteteve lokale – të ndërmarrin masa urgjente për ndihmën e të lënduarve dhe mbështetjen e familjeve të prekura. Qeveria është tërësisht e mobilizuar dhe do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të përballuar pasojat dhe për të përcaktuar shkaqet e kësaj tragjedie.
Gjatë ditës, pasi të shqyrtojmë rrethanat nga institucionet përkatëse, do t’i drejtohem publikut me më shumë informacione mbi hapat e ndërmarrë.
Në këto kohë dhimbjeje të thellë, kur zemrat tona janë të thyera nga pikëllimi për këtë tragjedi të tmerrshme, bëj thirrje për unitet, solidaritet, humanizëm dhe përgjegjësi.
Zoti qoftë me familjet e viktimave, të lënduarit dhe me popullin e Maqedonisë!