Të kemi durim për disa javë ose muaj. Derisa të jem i sigurt për atë që e them, nuk do të them as emër dhe as proces – u përgjigj kryeministri Hristijan Mickoski në pyetjen nëse do të ketë ndryshime në përbërjen e qeverisë dhe nëse ka ministra për punën e të cilëve nuk është i kënaqur.
Siç tha ai, deri në fund të prillit dhe fillim të majit do të përqendrohen në ristrukturimin e partisë që drejton dhe më pas, në maj-qershor do t’i përkushtohen ndryshimeve dhe marrëveshjeve të mundshme në koalicion.
“Pres që deri në fund të prillit ose fillim të majit ta mbyllim strukturën e brendshme dhe më pas, në maj-qershor do t’i përkushtohemi marrëveshjeve ndërkoalicionuese, lëvizjeve kadrovike, freskimeve, rokadave institucionale”, shtoi kryeministri.



