12.8 C
Skopje
Tuesday, October 7, 2025

Mickoski: Çfarë i duhet Zajazi Ali Ahmetit nëse ai është i zbrazët?

Kryeministri dhe kryetarit i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, nga tubimi në Kërçovë dërgoi mesazh se në këto zgjedhje është më rëndësi të tejkalohen ndarjet etnike, partiake dhe njëherit bëri thirrje për mobilizim rreth çështjeve specifike për një qytet, i cili në mënyrë të barabartë po e ndjen shpërnguljen e të rinjve si maqedonas, shqiptarët dhe etnitë e tjera.

Mickoski kërkoi nga qytetarët të rreshtohen njëri pas tjetrit pasi që të gjithë dëshirojnë të ardhme më të mirë, ndërsa kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, e akuzoi se po pasurohet në kurriz të popullit.

“Çfarë i duhet Zajazi Ali Ahmetit nëse ai është i zbrazët? Nuk ka gëzim as në pallatet e as në oborret, nëse përtej gardhit rrethues populli dhe fqinjët janë të uritur dhe të shpërngulur. E këtë e bëri ai për shqiptarët, i boshatisi vendet e tyre të banimit, fshatrat dhe qytetet i shpërnguli pas 20 vitesh qeverisje këtu, po derisa ai dhe afërmit e tij pasuroheshin, populli vuante dhe zhyteshte në varfëri”, theksoi kryeministri Mickoski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit