Mickoski: Çdo investim në vend e bën Maqedoninë më të pasur dhe më të qëndrueshme

Patëm, do të thosha, një debat të frytshëm dhe të suksesshëm. Për ne investitorët e huaj janë jashtëzakonisht të rëndësishëm, natyrisht njësoj si edhe investitorët vendorë, sepse ekonomia është një nga prioritetet kryesore të funksionimit të kësaj Qeverie dhe të gjitha ato atribute që janë pjesë përbërëse e kësaj përpjekjeje për një ekonomi sa më të mirë.

Ndjejmë se ngadalë, por sigurt, po lëvizim drejt konsolidimit dhe kjo në kushte sfidash jashtëzakonisht të mëdha globale, vlerësoj se ekonomia maqedonase po shkon drejt një gjendjeje konsolidimi, natyrisht, sfidat nuk do të ndalen, ato do të vazhdojnë, por ne përpiqemi t’i parashikojmë ato dhe përmes parashikimit të gjejmë zgjidhje për ato sfida.

 

 

Sa më i fortë të jetë shteti, aq më shumë vlen biznesi dhe aq më shumë vlen edhe pasuria, sa më i fortë të jetë biznesi, aq më i fortë bëhet edhe shteti, prandaj është shumë e rëndësishme të kemi një biznes likuid dhe një ekonomi funksionale. Ajo ekonomi duhet t’i përmbushë me kohë detyrimet e saj ndaj shtetit dhe ndaj buxhetit, ndërsa me këto detyrime dhe me një buxhet të qëndrueshëm e likuid ne do të mund të kemi më shumë investime kapitale, më shumë në shëndetësi, më shumë në arsim, më shumë në bujqësi, pensione më të larta, paga më të larta etj.

Prandaj vlerësoj se kjo është një rrugë me dy drejtime. Unë jam vërtet i kënaqur, kritikat do t’i analizojmë, argumentet do t’i shqyrtojmë dhe aty ku mund të jemi më të mirë, në vitin e ardhshëm do të përpiqemi të jemi më të mirë.

Jam i kënaqur nga fakti se është shënuar një rritje dyshifrore e përqindjes së kompanive që janë të kënaqura me klimën e biznesit dhe që janë të gatshme ta zgjerojnë investimin e tyre në vend, natyrisht se do të kemi sfida, por ne si Qeveri jemi këtu, jemi të motivuar dhe duam t’i zgjidhim ato sfida, ashtu siç kemi bërë shumë herë në të kaluarën, edhe në të ardhmen do të luftojmë për çdo investim, për çdo euro të investuar në vend, sepse vlerësojmë se me çdo euro të investuar në vend, me çdo denar të investuar në vend, do të kemi një vend më të pasur dhe më të qëndrueshëm, ndërsa kjo do të thotë se pasuria e qytetarëve tanë dhe bizneset e sipërmarrësve do të vlejnë më shumë.

Edhe një herë falënderoj Këshillin e Investitorëve të Huaj në Maqedoni dhe Viktorin për organizimin e sotëm në Odën Ekonomike. Siç u tha, vazhdojmë, takimi i ardhshëm tremujor do të mbahet në mes të muajit qershor, ne jemi këtu për të punuar së bashku dhe për të kontribuar për një të ardhme më të mirë për shtetin dhe qytetarët.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit