Mickoski: Buzmi nuk është vetëm një ditë, por mesazh se bashkimi, dashuria dhe solidariteti na bëjnë më të fortë

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se së bashku me disa kryetarë komunash në prag të Buzmit kanë shpërndarë pako me ndihma në disa komuna të Shkupit.

“Në vigjilje të Buzmit, sot shpërndamë pako ndihmash në Karposh, Gazi Babë, Çair, Aerodrom, Gjorçe Petrov, Kisella Vodë, Butel dhe Qendër me dëshirën që çdo familje ta ndjejë ngrohtësinë e festës në tryezën e tyre”, shkroi Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

Kryeministri theksoi se nata e Buzmit nuk është vetëm një ditë, por një mesazh se bashkimi, dashuria dhe solidariteti na bëjnë më të fortë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit