Kryeministri Hristijan Mickoski sot zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin dhe ministrin e jashtëm të Shtetit të Katarit, Sheikh Mohamed bin Abdulrahman Al-Thani.
“Shprehëm mbështetje për shtetin dhe mirëkuptim për kompleksitetin e situatës në Lindjen e Mesme. Shkëmbuam mendime edhe për sfidat aktuale rajonale dhe globale, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit, paqes dhe bashkëpunimit. Së bashku theksuam angazhimin për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe hapjen e mundësive të reja për bashkëpunim në interes të qytetarëve tanë dhe ekonomive”, njoftoi Mickoski në profilin e tij në Facebook.



