11.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Mickoski: BE të mundësojë që të gjithë të mund të kalojmë kontrollin e pasaportave pa u diskriminuar

Evropa të mos na diskriminojë për faktin se nuk jemi pjesë e Bashkimit Evropian – të gjithë të kalojmë në linjë të shpejtë gjatë kontrollit të pasaportave në aeroporte. Këtë çështje do ta hapte kryeministri Hristijan Mickoski në bisedat me kryetaren e Komisionit Evropian, von der Leyen, e cila të mërkurën do ta vizitojë vendin tonë, por edhe me kolegët nga Bashkimi Evropian gjatë Procesit të Berlinit.

Arsyeja është sistemi elektronik për hyrje dhe dalje nga vendet e BE-së, i cili nisi të zbatohet që nga dje dhe vlen për të gjithë qytetarët që vijnë nga vendet jashtë zonës Shengen, përfshirë edhe Maqedoninë.

“Nëse me të vërtetë duam që deri në vitin 2030 ta shohim rajonin si pjesë të Evropës, mendoj se Europa së paku duhet të mos na diskriminojë. Të gjithë të mund të jemi qytetarë të Evropës dhe të gjithë të mund të kalojmë kontrollin e pasaportave pa u diskriminuar për shkak se nuk jemi pjesë e BE-së. Të kalojmë të gjithë në linjë të shpejtë, të gjithë kemi pasaporta biometrike, dhe siç thonë ata, nëse ka vullnet, ka edhe mënyrë. Kjo të jetë hera e parë që Bashkimi Evropian jep një mesazh konkret për Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Hristijan Mickoski.

Kryeministri kërkoi që të shqyrtohet më shpejt iniciativa e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe tonën, për të lehtësuar hyrjen dhe daljen e transportuesve. Ai kërkoi gjithashtu që të funksionojë “linja e gjelbër”, e cila ishte paralajmëruar nga Komisioni Evropian.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit