Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, në konferencën e 34 të rinisë së partisë, komentoi edhe kërkesën e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti për zgjedhjen të parakohshme parlamentare, transmeton Ora24.tv
Mickoski tha se kjo BDI e pa reformuar, nuk do të jetë asnjëherë pjesë e Qeverisë!
“Kushtimisht thënë, kërkesat
nga ana e BDI-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare! Unë me të vërtetë nuk e di
cili është qëllimi vallë me të vërtetë besojnë në atë, ose ajo është ndonjë lloj estrade dhe sfilate para votuesve të tyre dhe mbështetësve të tyre! Por një është e qartë! Para zgjedhjeve premtuam se kjo Qeveri nuk ka vend për këtë
BDI kështu siç është. Për BDI e cila është e pareformuar, BDI e cila kishte mundësi 23 vite të tregojë dhe dëshmojë se me çfarë kapaciteti disponon! Këtë e premtuam dhe kjo sikur po harrohet gradualisht se atë që e premtojmë, e realizojmë! Andaj dua të tregoj se zgjedhjet e ardhshme edhe këta lokale por edhe të ardhëshmet parlamentare, dy punë thelbësore do të jenë të rëndësishme. E para do të jetë lufta para krimit dhe korrupsionit dhe e dyta është
realizimi i reformave. As LSDM, as BDI dhe askush nga opozita nuk ka kapacitet as për luftë kundër krimit
dhe korrupsionit, as për realizim të reformave”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickovski./Ora24.tv