Kryeministri i Maqedonisë, Hristijan Mickoski, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Timço Mucunski, ministrin e Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot janë nisur për në Amerikë.
Delegacioni i Maqedonisë sipas informacioneve, aktivitetet e para do t’i ketë tashmë të hënën.
“Delegacioni i kryesuar nga kryeministri Mickoski në samitin e NATO-s në SHBA. Sot po udhëtojmë për në SHBA. Një delegacion i kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Uashington, ku do të shënojmë 75 vjetorin e formimit të Aleancës. Faleminderit partnerëve tanë strategjikë”, ka shkruar ministri Mucunski në Facebook.
Në samit pritet që të ketë takim të kryeministrit të Maqedonisë Mickoski me kolegun e tij grek Mitsotakis. Do të jetë takimi i parë që kur Greqia kundërshtoi ashpër deklaratat e përdorimit të emrit Maqedonia, pa shtesën e “veriut”./Ora24.tv