10.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Mickoski: Arsovska nuk ka kapacitet për të realizuar projekte kapitale, 10 milionë euro janë ndarë për ndërtimin e bulevardit që nuk është nisur dhe për të cilin nuk janë shpenzuar para

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në temën e ditës në Ditarin Qendror të TV Sitel thotë se Danela Arsovska nuk ka kapacitet për të realizuar një projekt kapital për ndërtimin e Bulevardit “Hasan Prishtina”, duke theksuar se edhe ndonëse 10 milionë euro janë transferuar në llogarinë e qytetit tashmë 2 vite, Qyteti i  Shkupit nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë nga ato mjete.

“Tani kur jemi tek kjo! Po është një projekt kapital.  Duhet të jetë i plotë dhe së dyti të shpenzohen 10 milionë eurot që janë dhënë për realizimin e një projekti kaq kapital siç është Bulevardi “Hasan Prishtina”, i cili jo vetëm që nuk ka filluar prej dy vitesh, por as edhe një qindarkë nuk është shpenzuar”, tha ai.

Tani nëse dikush nuk ka kapacitet për të realizuar investime kapitale, si ai bulevard, ai drejtim rrugor, edhe pse më duhet të pranoj se kam marrë shumë informacione se me ato mjete të cilat qyteti i Shkupit i ka në llogari të transferuara nga shteti është duke u tregtuar dhe kërkohet kompani ndërtimi që do ta kryejnë atë bulevard etj, ka institucione që merren me këtë. Por fakti është se ai projekt nuk ka filluar të realizohet dhe tani kur e sheh që ka 2 vite ka llogarinë e tij 10 milionë euro dhe nga ato 10 milionë euro nuk ka investuar asnjë qindarkë, atëherë është e logjikshme të shtrohet pyetja pse mos t’i kthejmë ato 10 milionë euro në buxhet dhe t’i shfrytëzojmë për diçka që u duhet qytetarëve në disa komuna që janë sa më të gatshme”, është i vendosur Mickoski./Ora24.tv

 

 

 

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit