12.8 C
Skopje
Monday, September 22, 2025

Mickoski: Armata jonë është garanci se ky popull mund të ndërtojë të ardhmen e vet

Kryeministri, Hristian Mickoski, me rastin e Ditës së Armatës – 18 Gushti, theksoi se Armata jonë është garanci se ky popull do të ketë hapësirë ku do të zhvillohet, të krijojë dhe ta ndërtojë të ardhmen e saj.

“Sot e festojmë 18 gushtin – Ditën e Armatës, ditën kur e festojmë një nga istitucionet më të rëndësishme në vend. Kur flasim për Armatën, flasim për vazhdim të idesë së Ilindenit dhe të KAÇKM-së, idenë për Maqedoni të lirë. Paraardhësit tanë kanë luftuar me zemër, me viktimë dhe me vizion”, shkroi kryeministri në faqen e tij në Fejsbuk.

Mickoski thekson se Armatës sot është simbol i epokës së re dhe se sot ne investojmë në pajisje, në infrastrukturë, në kushte për jetë dinjitoze dhe punë të ushtarit.

“Kjo Armatë sot qëndron krah për krah me aleatët e saj në botë, por edhe fort në tokën e vet, sa herë që qytetarët janë në telashe. Ju jeni të parët në vijën e mbrojtjes, por edhe të parët që tregoni se çfarë do të thotë t’i shërbesh popullit. Armata është zemra e shtetit. Nëse ajo zemër rreh fort, atëherë shteti është i shëndetshëm dhe i sigurt. Ushtria jonë rreh fort, prandaj Maqedonia do të ecë përpara. Rroftë Armata!”, deklaroi Mickoski në postimin e tij në Fejsbuk.

Mickoski sot mori pjesë në ceremoninë qendrore me rastin e Ditës së Armatës në kazermën në Shtip, ku mbajtën fjalimet e tyre presidentja Gordana Siljanovska Davkova, ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski dhe shefi i Shtatmadhprisë së Armatës, gjeneral-majoro Sasko Lafçinski

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit