Do të zhvillojmë politikë parimore ndaj fqinjëve, e cila do të bazohet në argumente dhe fakte. Jemi të gatshëm së bashku me fqinjët tanë. Presim nga ata ta respektojnë edhe qëndrimin tonë, sepse marrëdhëniet e mira fqinjësore janë një rrugë me dy kahje, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski në intervistën ekskluzive për www.almakos.com dhe www.ora24.tv, duke potencuar se qeverinë e re nuk do të zhvillojë politika të vetëpërçmimin, as në nuk do të irritojë pa nevojë. Përsa i përket fqinjëve, ne do të udhëheqim një politikë parimore, e cila do të bazohet në argumente dhe fakte. Ne jemi të gatshëm të argumentojmë qëndrimet tona. Ne jemi të gatshëm të punojmë së bashku me fqinjët tanë, për të ndërtuar ura. Fqinjët i thërras në një punë të përbashkët, në një punë vëllazërore sepse fqinji është ai që është dhënë nga Zoti dhe ne duhet të punojmë bashkë, nuk duhet të prishim urat. Presim që fqinjët ta respektojnë qëndrimin tonë sepse marrëdhëniet e mira fqinjësore janë rrugë e dyanshme, theksoi Mickoski. Ai theksoi se nga qeveria e re nuk do të shohin politikat që kanë parë deri më tani, të cilat, siç tha ai, kanë qenë politika të vetëpërçmimit, të përuljes, të gjunjëzimit dhe nga ana tjetër, të shkatërrimit dhe të grabitjes së vendit të tyre.