MF: Po realizohet mbikëqyrjе ndaj punës së shoqërive financiare – konstatohen praktika mashtruese tregtare

Ministria e Financave, gjatë realizimit të mbikëqyrjes ndaj punës së shoqërive financiare, konstatoi disa praktika mashtruese tregtare që lidhen, ndër të tjera, me reklamimin e shërbimeve financiare dhe veprime të tjera nga shoqëritë financiare, në kundërshtim me Ligjin e Mbrojtjes së Konsumatorëve.

Gjatë mbikëqyrjes, u konstatuan reklama me 0% interes, ndërsa në marrëveshjen e kredisë ishin parashikuar kosto të tjera shtesë. Gjithashtu, u konstatuan parregullsi që lidhen me reklamimin e shërbimeve financiare nën brendet, pa theksuar shoqërinë financiare që ofron shërbime konkrete, po ashtu edhe përdorimin e faqeve të shumta të internetit nga e njëjta shoqëri financiare, si dhe përdorimin e emrit të shoqërisë në ambientet afariste të ndryshëm nga emri i theksuar në lejen e punës së shoqërisë financiare.

“Ministria e Financave ua ka bërë me dije të gjitha shoqërive tregtare, te të cilët janë konstatuar parregullsi, që t’i menjanojnë të gjitha reklamat dhe mbishkrimet në hapësirat e tyre afariste që mund t’i çojnë qytetarët në konfuzion. Në të kundërtën, Ministria e Financave do të ndërmarrë masat e disponueshme me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve si shfrytëzues të shërbimeve financiare”, informuan Ministria e Financave.

Përkatësisht, në drejtim të harmonizimit me dispozitat ligjore, shoqëritë financiare janë të detyruara ta shrytëzojnë ekskluzivisht emërtimin në përputhje me lejen e punës së lëshuar nga Ministria e Financave, si dhe të shfrytëzimin e  një  faqe elektronike, e cila tregon qartë se për cilën shoqëri financiare bëhet fjalë. Sipas Ligjit të Mbrojtjes së Konsumatorëve, një praktikë e caktuar tregtare konsiderohet mashtrim nëse në përmbajtjen e saj mungojnë informacionet thelbësore që i nevojiten konsumatorit për të marrë vendim të drejtë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit