MF: Janë plasuar mbi 224 milionë euro për përkrahjen e investimeve ndaj kompanive, u pagua transheja e re nga buxheti ndaj Bankës Zhvillimore

Shkup, 9 janar – Ministria e Financave realizoi pagesën e transhesë së re nga buxheti në vlerë prej 424,9 milionë denarëve ose 6,9 milionë eurove ndaj Bankës Zhvillimore për përkrahjen e kompanive vendore.

Me pagesën e kësaj transheje, përkrahja e përgjithshme e shtetit ndaj ekonomisë vendore arrin në 13,8 miliardë denarë ose 224,3 milionë euro nga mjetet e përgjithshme prej 250 milionë eurove të planifikuara për përkrahjen e kompanive vendore.

Qeveria i siguroi këto mjete përmes linjës kreditore nga Banka Hungareze Eksport-Import, për përkrahjen e ekonomisë vendore. Përkrahja përfshin plasimin e mjeteve me kushte të favorshme për kompanitë në drejtim të realizimit të investimeve private, me ç’rast ato do të sigurojnë zhvillimin e tyre dhe nxitjen e rritjes ekonomike. Mjetet janë plasuar te shfrytëzuesit e fundit përmes bankave afariste, ku norma e interesit është 1,95 për qind në nivel vjetor, afati i shlyerjes 15 vjet dhe periudha grejs tre vjet”, kumtoi Ministria e Financave.

 

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit