10.8 C
Skopje
Wednesday, October 15, 2025

Mexhiti: U largova nga BDI pasi partia u tjetërsua, u kap nga Grubi dhe Osmani

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti njëherit edhe kandidat i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Çairit, tha se qeveria aktuale nuk i ngjas asaj të Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit, pasi ai tha se kjo qeveri po përkrah decentralizimin fiskal dhe po zgjidh problemet nëpër komunat.

“Në të kaluarën kemi lëvizur me shumë pak përkrahje nga qeveria, kurse kjo qeveri më shumë përkrah decentralizimin fiskal. Nuk është si qeveria e Gruevskit dhe Ahmetit që ndanë 1 miliard euro për Shkupin në 2014, por që zgjidh probleme dekadash që nuk janë zgjidhur në komunat shqiptare”, tha Mexhiti.Mexhiti tha e ish-partia e tij, BDI, është tjetërsuar dhe ka qenë gjatë në pushtet.“Për hir të opinionit, unë kam qenë nga themelimi në BDI, por ajo është tjetërsuar dhe ka qenë gjatë në pushtet. Unë ika jo për pozita, por BDI-në e kapën ato që nuk ishin BDI, si Grubi, Osmani e të tjerë, dhe as unë sot nuk e njoh BDI. Këto ishin ndër arsyet që u largova. Kam punuar për bashkim të opozitës shqiptare dhe pretendojmë të bëjmë ndryshimin në nivel lokal. Kemi demokratizuar skenën politike dhe do t’ia lëmë kohës të tregojë zultatet”, tha Mexhiti.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit