22.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Mexhiti: Takuam përfaqësuesit e Odës Ekonomike, synojmë përmirësimin e klimës së biznesit në vend

Izet Mexhiti

Sot, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe anëtarë tjerë të kabinetit qeveritar, zhvilluam një takim produktiv me përfaqësuesit e Odës Ekonomike. Ky takim synonte adresimin e çështjeve kyçe ekonomike, dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vend.

Në këtë takim u diskutuan disa tema të rëndësishme për ekonominë dhe zhvillimin e vendit. Fillimisht, u përqendruam në mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, që janë një pjesë thelbësore e ekonomisë sonë. Diskutuam mënyrat për të krijuar kushte më të mira për këto ndërmarrje dhe për të rritur mbështetje dhe mundësi për to.

Gjithashtu, u shqyrtuan mënyrat për të përmirësuar klimën e përgjithshme të biznesit në vend, duke krijuar një mjedis më të favorshëm për sipërmarrësit dhe sektorin privat. Kjo përfshinte edhe përmirësimin e kushteve për investimet e huaja, përmes përmirësimit të infrastrukturës, thjeshtimit të procedurave burokratike dhe ofrimit të incentivave për investitorët e huaj.

Një tjetër pikë kyçe ishte zhvillimi i projekteve infrastrukturore, i cili është i rëndësishëm për rritjen ekonomike. U pajtuam që investimi në infrastrukturë do të jetë një nga prioritetet tona kryesore.
Një nga rezultatet më të rëndësishme të këtij takimi ishte vendimi për krijimin e grupeve të punës, të cilat do të monitorojnë dhe zbatojnë rekomandimet e dhëna.

Ky, takim thekson përkushtimin tonë të palëkundur për përmirësimin e ekonomisë dhe krijimin e kushteve më të mira, për zhvillimin e biznesit. Jemi të vendosur të bëjmë Maqedoninë e Veriut një vend më të mirë për jetesë, me standarde evropiane dhe një ekonomi të qëndrueshme!

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit