10.8 C
Skopje
Friday, November 7, 2025

Mexhiti takohet me kryetaren e komunës së Preshevës Ardita Sinani

Zëvendëskryeministri Izet Mexhit, sot gjatë vizitës së tij në Preshevë është takuar me kryetaren e komunës së Preshevës Ardita Sinani.

Postimi i plotë i Mexhitit:

Sot isha në Preshevë, ku pata kënaqësinë të takohem me kryetaren e komunës, znj. Ardita Sinani. Në një bisedë të hapur dhe miqësore, riafirmova mbështetjen tonë të palëkundur për Luginën e Preshevës dhe angazhimin për të qenë gjithmonë pranë këtij rajoni.

Diskutuam hapur për një sërë çështjesh me rëndësi, përfshirë mundësinë e hapjes së pikës kufitare Llojan–Miratoc, një hap kyç për rritjen e lidhjes ndërmjet vendeve tona. Po ashtu, biseduam për mënyrat konkrete të mbështetjes së studentëve nga Presheva që ndjekin studimet në universitetet tona, si dhe për iniciativat që synojnë nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë.

Faleminderit Preshevë për pritjen e ngrohtë dhe për bashkëbisedimin plot vullnet të mirë!

https://www.facebook.com/share/p/14aF1UN8fP/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit