Gjatë takimit me banorët e Koroshishtës, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti vuri në dukje rëndësinë e kandidaturës së pavarur të Mendi Qyrës për Komunën e Strugës. Sipas tij, Mendi Qyra është zgjedhja e duhur, jo sepse kërkon përfitime personale, por sepse dëshiron të japë përvojën dhe energjinë e tij për zhvillimin e qytetit.
“Struga ka nevojë për udhëheqës që fokusohen tek zgjidhjet konkrete, jo tek agjendat partiake apo premtimet boshe. Mendi Qyra vjen për të dhënë kontributin e tij real për qytetarët,” theksoi Mexhiti.
Nga ana e tjetër, Mendi Qyra falënderoi banorët e Koroshishtes për mbështetjen e vazhdueshme dhe u shpreh i bindur se suksesi i raundit të parë është vetëm fillimi. Ai premtoi se me besimin dhe përkrahjen e qytetarëve, fitimi në raundin e dytë është i mundur.





