Në tubimin e mbrëmshëm me qytetarët e Haraçinës, një nga liderët e VLEN dhe kandidat për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti reagoi ndaj akuzave të kundërshtarëve politikë se “është degraduar çështja shqiptare”, duke theksuar se për herë të parë pas dekadash shqiptarët po e ndjejnë barazinë përmes veprave konkrete dhe jo përmes retorikës boshe.
“Kur thonë se ka degraduar çështja shqiptare, ne i pyesim: ku ka degraduar? Nëse i pyesni partnerët e atij koalicioni, as vetë nuk merren vesh, njëri flet për ligjin e gjuhëve, tjetri për 20 përqindëshin. E ne themi qartë: nuk ka pasur Ligj të gjuhës shqipe, ka pasur ligj të gjuhëve të 20 përqindëshit, dhe VLEN ka garantuar që ky ligj nuk do të preket, edhe pse Gjykata Kushtetuese ende kontrollohet prej tyre”, deklaroi Mexhiti.
Ai theksoi se qeveria ka sjellë rezultate të matshme, sidomos në punësimin e shqiptarëve dhe në forcimin e komunave shqiptare.
“Kur thonë se ka degraduar punësimi i shqiptarëve, ne u kemi thënë: hajde të matemi! Zgjidhni cilin vit nga 20 vitet e qeverisjes suaj e konsideroni më të suksesshëm, dhe krahasojeni me 2300 punësimet që ka
bërë VLEN. Aty, ata heshtin”, tha ai.
Mexhiti e cilësoi Haraçinën si simbol të neglizhencës së qeverive të kaluara, duke theksuar se për 30 vite kjo komunë është lënë pa ujë, pa kanalizim, pa shkolla dhe pa ndriçim të duhur, me një buxhet vjetor prej
vetëm 300 mijë eurosh.
“VLEN po sjell decentralizim të vërtetë, komuna të fuqishme që do t’i zgjidhin problemet jetike të qytetarëve. Pas katër vitesh, kur të vijmë në zgjedhje lokale, askush nuk do të flasë më për ujësjellës apo për nevoja elementare, sepse ato do të jenë zgjidhur”, përfundoi Mexhiti. Tubimi në Haraçinë u karakterizua me pjesëmarrje të madhe qytetarësh dhe u pa si dëshmi e mbështetjes në rritje për VLEN-in, që konsiderohet si fillimi i një epoke të re të barazisë dhe zhvillimit për komunat