Shkup, 11 shtator 2025- Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot infornoi për një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në Çair, rikonstruimin e plotë të rrugës “Ferid Murati”.
“Në bashkëpunim mes Komunës së Çairit, Bankës Botërore dhe Ministrisë së Transportit, po ndërtohet një rrugë moderne me gjatësi 1 kilometër”, tha Mexhiti duke bërë të ditur se investimi arrin vlerën prej 1 milion euro.
“Projekti përfshin asfaltim të plotë, dy korsi të rregulluara për qarkullim, trotuare të standardizuara, korsi biçikletash në të dy anët e rrugës, parkim legal, si dhe sistem të ri ndriçimi publik. Semaforët ekzistues do të zëvendësohen me një rrethrrotullim modern”, tha Mexhiti.
Punimet pritet të përfundojnë në mars 2026.
Ky investim do të sjellë kushte moderne për lëvizjen e qytetarëve, transport më të sigurt dhe hapësira funksionale për banorët e Çairit.