2.8 C
Skopje
Saturday, November 15, 2025

Mexhiti priti në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë në Shkup, Denio Meidani

Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti është takuar sot me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidanin.

“Në ditët e para të qeverisjes sonë, nuk ka se si të mungoj takimi me z. Denion Meidanin, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, të cilit i urova suksese në angazhimin e tij të ri.

Biseda jonë e këndshme e krejt vëllazërore u fokusua në lidhjet e forta politike, historike e kulturore të dy vendeve tona, që janë bazë e rëndësishme e bashkëpunimit mes dy shteteve.

Lidhja jonë është edhe historike, edhe aktuale. Prandaj, duke përkujtuar raportet tona shumështresore, u zotuam që do të thellojmë dhe zgjerojmë më tutje marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Gjatë qeverisjes sonë efikase, një theks i veçantë do t’i kushtohet nxitjes së partneritetit në fusha të ndryshme, përfshirë turizmin, arsimin, ekonominë dhe kulturën. E gjithë kjo marrëdhënie do të materializohet në të mirë të qytetarëve tanë”, ka shkruar Mexhiti. (INA)

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit