Lëvizja Demokratike ka organizuar një aktivitet të rëndësishëm në qytetin e Ohrit, ku u vërtetua se partia është mbështetje e palëkundur për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Mustafa Xhafer u emërua drejtues i degës së LD-së në Ohër, duke e ndihmuar këtë qytet të vazhdojë rrugën drejt zhvillimit ekonomik dhe barazisë shoqërore njofton ora24.tv.
Lëvizja Demokratike është në një moment të rëndësishëm të rritjes dhe fuqizimit të strukturave të saj, duke përgatitur degët dhe nëndegët në çdo qytet dhe lagje për zgjedhjet lokale të ardhshme. Partia është e gatshme të vazhdojë përpjekjet për fitore dhe zhvillim të qëndrueshëm ka thënë mes tjerash Izet Mexhiti në statusin e tij në FB
Ja postimi i tij në FB
Bashkimi e përparimi i shqiptarëve janë kryefjala e Lëvizjes Demokratike. Si parti me vizion zhvillimor, LD-ja vazhdon të ndërtojë ura mes shqiptarëve në çdo cep të Maqedonisë së Veriut.
Në Ohër, qytetin e liqenit të bukur e kalasë historike, u dëshmua se LD-ja është kalaja e palëkundur e shqiptarëve. Nga sot e tutje, Mustafa Xhafer do ta drejtojë degën e LD-së në rrugën tonë drejt zhvillimit ekonomik e barazisë shoqërore.
Nga Ohri historik udhëtuam drejt qytetit historik të Strugës, që na përkujton vazhdimisht se natyra e tradita janë një lidhje e pashkëputur. Në këtë qytet të rrënjëve të forta kulturore, Adi Kreka mori drejtimin si kryetar i degës së Lëvizjes Demokratike.
Nga nëndegët te degët, në çdo lagje e qytet, LD-ja po rritet e fuqizohet, drejt fitoreve të ardhshme në zgjedhejt lokale. Ne jemi gati!