6.8 C
Skopje
Wednesday, December 3, 2025

Mexhiti: Përfundon asfaltimi në Bulevardin ‘Mid’hat Frashëri’ në lagjen Teneqe Mahalle

Shkup, 3 dhjetor – Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti bënë të ditur se rruga nr. 3 e Bulevardit “Mid’hat Frashëri” në lagjen Teneqe Mahalle është tashmë e përfunduar, pas vendosjes së shtresës përfundimtare të asfaltit.

Sipas tij, ky investim në infrastrukturë ka sjellë një nivel më të lartë cilësie në lëvizje, ka rritur sigurinë rrugore dhe ka përmirësuar ndjeshëm aksesin për të gjithë banorët e zonës.

Mexhiti shton se do të vazhdojnë me përkushtim punën për të sjellë standarde moderne në çdo lagje dhe për të forcuar zhvillimin urban të Çairit, shkruan Zhurnal.mk.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit