Zv/kryeministri Izet Mexhiti ka reaguar lidhur me akuzat e opozitës për Propozim ligjin për policinë. Ai thotë se zotohet që përfaqësimi në ligj do të kthehet me amendament në Kuvend.
Postimi i plotë:
ASNJË FJALË për Ligjin për përfaqësim të drejtë;
ASNJË FJALË për Ligjin për Medresenë;
ASNJË FJALË për mbylljen e bixhozit;
ASNJË FJALË për mbi 200 milion euro për komunat tona;
Por:
Shumë animozitet, të pavërteta, shpifje dhe akuza për Ligjin për policinë.
Kjo është opozita shqiptare sot- e acarruar, me frustracione dhe nën tension konstant.
Special për nervat e tyre të elektrizuara: do ta kthejmë nenin për përfaqësimin e drejtë me amandament në Parlament. Për këtë jam zotuar personalisht.
Veç rrini rahat!
Postimi i Mexhitit:
https://www.facebook.com/share/p/1L5R9FCDV8/