Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti nga takimi i sotshëm në Prishtinë në profilin e tij në FB ka shkruar që nga viti 2025 kufiri midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të ketë vetëm një pikë të përbashkët kufitare duke e bërë edhe më të lehtë lëvizjen e qytetarëve dhe mallërave.
Ai gjithashtu potencon që kjo marrveshje shënon epokën e re për bashkëpunim mes dy shteteve.
Postimi i tij në FB:
Një hap historik për bashkëpunimin rajonal! 🇲🇰🤝🇽🇰
Nga viti 2025, kufiri midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të ketë vetëm një pikë të përbashkët kontrolli, në Bllacë dhe Jazhnicë, duke e bërë më të lehtë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave.
Ky ndryshim shënon fillimin e një epoke të re për bashkëpunimin dhe unitetin mes dy vendeve!





