25.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Mexhiti nga Dizhoni: Sot nuk ka më monopol politik, qytetari është ai që fiton se ne sollëm ndryshimin

 

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale, kandidati i VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti zhvilloi takim me banorët e lagjes Dizhon, ku u fokusi i bisedës ishte tek ndryshimi dhe përfaqësimi i denjë në institucionet shtetërore.

Në fjalimin e tij, Mexhiti theksoi se VLEN është duke krijuar një alternativë të re për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

“Ne po krijojmë kuadro që shqiptarët të kenë nga kush të përfaqësohen në të gjitha institucionet, e jo vetëm 10 persona që sillen nëpër të gjitha institucionet,” u shpreh ai.

Mexhiti shtoi se përplasja e dy taboreve politike është një zhvillim pozitiv për demokracinë dhe për vetë qytetarin:

“Tashmë jemi dy tabore, jo si më parë vetëm një parti që për 20 vjet qeverisi. Kur përplasen dy tabore, fiton qytetari.”

Ai bëri të qartë se fokusi aktual i koalicionit VLEN është tek zgjedhjet lokale, problemet konkrete me të cilat përballen qytetarët, dhe ajo çfarë është bërë për Çairin brenda një viti, duke shtuar se temat nacionale do të diskutohen në zgjedhjet parlamentare që do të vijnë pas tre vitesh.

“Sot jemi këtu për zgjedhjet lokale, për problemet lokale, për të treguar se çfarë kemi bërë për Çairin dhe çfarë po vazhdojmë të bëjmë,” përfundoi Mexhiti.

Takimi në Dizhon u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe me pjesëmarrje masive të qytetarëve, duke reflektuar një mbështetje të qartë për alternativën që përfaqëson VLEN në këto zgjedhje.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit