11.8 C
Skopje
Monday, November 10, 2025

Mexhiti: Me nxjerrjen e kandidatit për president, BDI po përçan votën shqiptare

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka thënë se me nxjerrjen e Bujar Osmanit në për kandidat për president, BDI vendosi që vota shqiptare të mos jetë e unifikuar.

Mexhiti tha se me këtë lëvizje, pas kandidaturës së Arben Taravarit, BDI me vetëdije të plotë po rrezikon futjen e tij në raundin e dytë të kandidatit të opozitës shqiptare.

“Kemi besuar se BDI do të tejkalon vetëveten dhe se ashtu siç ka përkrahur edhe kandidat maqedonas, siç ishte rasti me z.Pendarovski, do të përkrah z.Taravari, mirëpo u pa se BDI nuk e ka hallin e shqiptarëve dhe nuk punon në interes të unifikimit të votës shqiptare”, tha Mexhiti.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit