23.8 C
Skopje
Saturday, September 20, 2025

Mexhiti: Gratë janë forca lëvizëse e ndryshimit në Çair

Kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti sot zhvilloi një takim frytdhënës me Forumin e Gruas të VLEN-it në Çairin e Vjetër. Në këtë bashkëbisedim u theksua roli i pazëvendësueshëm i grave, të cilat mbajnë mbi supe barrën e përditshme të familjes, arsimit dhe sfidave të infrastrukturës, por shpesh mbeten të padukshme në proceset e vendimmarrjes.

Mexhiti u shpreh i vendosur për të ndryshuar këtë realitet, duke theksuar se përfshirja e grave është çelësi për një udhëheqje të drejtë, të ndershme dhe të përgjegjshme për Çairin.

“Kur gratë janë të pranishme në tryezën e vendimmarrjes, ndryshon gjithçka, prioritetet, mënyra e të menduarit dhe rezultatet për shoqërinë,” ka thënë Mexhiti, duke nënvizuar se angazhimi i tij është të bëjë Çairin një vend ku gratë jo vetëm dëgjohen, por edhe udhëheqin.

Sipas Mexhitit takimi i sotëm në Çairin e Vjetër është edhe një dëshmi e angazhimit për një Çair modern, me barazi dhe drejtësi shoqërore, ku zëri i gruas zë vendin që i takon. Ky është një tjetër hap i qartë drejt ndërtimit të një të ardhmeje të barabartë për të gjithë qytetarët e Çairit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit