16.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Mexhiti: Fletëarrestet e Serbisë kundër ish-ushtarëve të UÇK-së nuk do të zbatohen më nga policia kufitare e Maqedonisë së Veriut

Fletëarrestet e Serbisë kundër ish-ushtarëve të UÇK-së nuk do të zbatohen më nga policia kufitare e Maqedonisë së Veriut, thotë zv.kryeministrit Izet Mexhiti. Në një intervistë për Kosovapress ai thekson se është arritur marrëveshje politike për këtë çështje dhe se së shpejti do të ketë vendim për zgjidhje sistemore dhe të përhershme që ish ushtarët e UÇK-së mos të ndalohen në kufijtë e Maqedonisë së Veriut. Mexhiti thotë se ish-ushtarët e UÇK-së do të mund të lëvizin, pavarësisht lëshimit të fletëarrestit nga Serbia në Interpol.

 

 

 

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit