Mexhiti: Fetai duhet të mbetet zëvendëskryeministër

Izet Mexhiti ka komentuar ndarjen në Aleancën për Shqiptarët brenda VLEN. I pyetur se kush e përfaqëson ASH-në në VLEN, respektivisht nëse ASH-ja përfaqësohet nga Azir Aliu apo Arben Fetai, Mexhiti tha se me rëndësi është që të dy kanë marrë vendim që të shkrihen në VLEN si subjekt politik.

“Është çështje e brendshme e ASH-së, mirëpo mendoj se çështje më e rëndësishme është VLEN-i, për shkak se ASH-ja , LD-ja, Besa, Alternativa, do të mbesin një javë-dy. Pas shkrirjes, pas formimit të VLEN-it, më e rëndësishme është VLEN-i. Pak e rëndësishme se kush do të jetë edhe një javë apo dy përfaqësues i LD-së, i ASH-së e i të tjerëve. Mendoj që të dy janë VLEN. Edhe të dy kanë sjellë vendim për shkrirje në VLEN.

Me rëndësi përfundojnë në VLEN, sikurse përfunduam edhe ne”, tha Mexhiti. I pyetur nëse Fetai do të mbetet zëvendëskryeministër për qeverisje të mirë në rast të rikonstruimit të qeverisë, Mexhiti tha se personalisht mendon që ai duhet të vazhdojë punën. “Nëse më pyesni mua, dmth është…e ka bërë punën mirë, ka performancat e mira dhe për mua dmth, mendoj që duhet të mbetet”, tha Mexhiti.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit