16.1 C
Skopje
Tuesday, May 13, 2025

Mexhiti: Do të ndërtohet deponi moderne në Pollog me investim prej 17 milonë eurosh nga Qeveria dhe partnerë të jashtëm

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti ka njoftuar se Qeveria ka marr vendim për ndërtimin e një deponie të re në rajonin e Pollogut. Siç ka shkruar Mexhiti në profilin e tij në Facebook investimi prej 17 milionë eurosh mbështetet nga BERZH, Zvicra Suedia dhe BE.

Postimi i plotë

Ditë historike: Deponi moderne për një Pollog të pastër!Qeveria ka miratuar ndërtimin e një deponie moderne sanitare në rajonin e Pollogut, një projekt strategjik për menaxhimin efikas të mbeturinave.

Ky investim prej mbi 17 milionë eurosh, i mbështetur nga BERZH-i, Zvicra, Suedia dhe Bashkimi Europian, do të sjellë një sistem rajonal modern që do të shërbejë për të paktën 10 vjet.Deponia e vjetër e Rusinos do të mbyllet, dhe në vend të saj do të ndërtohet një strukturë e re, sipas standardeve më të larta mjedisore dhe europiane.

Përveç ndërtimit të deponisë, projekti përfshin edhe•Ndërtimin e 5 stacioneve të transportit

•Sigurimin e pajisjeve dhe automjeteve të reja

•Krijimin e një sistemi të integruar për menaxhimin e mbetjeve

Nuk po investojmë në thjesht në një deponi, por ky projekt është një investim në shëndetin, sigurinë dhe të ardhmen e gjelbër të qytetarëve tanë!!!

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit