11.8 C
Skopje
Thursday, October 16, 2025

Mexhiti: Çairi nuk është trampolinë për karrierat politike të konsumuara

Shkup, 16 tetor – Në mbrëmjen e fundit të fushatës elektorale në Çair, kandidati për kryetar të kësaj komune, Izet Mexhiti, mbajti një fjalim emocionues përpara qytetarëve, ku theksoi rëndësinë e nderit të Çairit dhe vizionin e tij për zhvillimin e komunës.

Mexhiti u shpreh se nuk është para qytetarëve për të mbajtur një fjalim politik apo për të sulmuar kundërshtarët e tij. “Në cilindo skaj të Çairit që të ecni, flet puna jonë, flasin makineritë që punojnë në Çairin tonë,” tha ai, duke shtuar se ndryshimet e vërteta tashmë janë të dukshme.

Ai falënderoi qytetarët për besimin dhe mbështetjen e tyre, duke theksuar se më shumë se fitorja e ardhshme, për të ka rëndësi dashuria, besimi dhe buzëqeshja e qytetarëve.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit