9.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

Mexhiti: BDI po rikthehet me skenarë kaosi dhe urrejtjeje ndëretnike!

 

 

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka reaguar ashpër ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), duke e akuzuar këtë parti për mungesë vizioni opozitar dhe për përpjekje për rikthim në pushtet përmes “skenarëve destabilizues dhe urrejtjes ndëretnike”.

Sipas Mexhitit, prapa këtyre skenarëve qëndron një “shef në arrati” i dezinformatave, i cili, sipas tij, financohet nga struktura ruso-serbe përmes rrjeteve të bixhozit dhe kazinove, të cilat janë futur në vend nga vetë BDI.

 

❗BDI nuk di të bëjë opozitë, prandaj po përpiqet të rikthehet në pushtet me skenarë destabilizues dhe urrejtje ndëretnike.

🧠 Skenarët po i udhëheq “shefi në arrati” i lajmeve të rrejshme, i financuar nga nëntoka ruso-serbe e instaluar përmes bixhozit dhe kazinove që i solli vetë BDI në vend.

❌ Dështuan me Taravarin.
❌ Dështuan me Danella Arsovskën.
👉 Tani fajësojnë VLEN-in për çdo dështim të tyre!

📌 E hoqën Balancuesin vetë, pastaj thanë: “VLEN e ka fajin!”
📌 E lanë ligjin për gjuhën shqipe të papërfunduar, dhe sërish: “VLEN e ka fajin!”
📌 Regjistruan mërgatën me metodologji që vetë e propozuan, sot, VLEN ua ka fajin!

📣 Ky është manuali i propagandës së vjetër: shpikje, përçarje dhe viktimizim.

Por shqiptarët nuk i besojnë më atyre që ikën nga drejtësia dhe kërkojnë të rikthehen përmes kaosit.
E ardhmja nuk ndërtohet me mashtrime dhe frikë, por me drejtësi dhe përgjegjësi.

#StopManipulimit
#JoKthimMbrapa
#VLEN

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit