19.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Mexhiti: BDI mendjen e kishte te kazinotë, kreditë e shpejta, korrupsioni e “Soravia”

Kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti në hapjen e shtabit vendor në Fushë Topanë ka sulmuar ashpër opozitën shqiptare në krye me BDI-në, të cilët tani kërkojnë votën e banorëve të Çairit për zgjedhjet e 19 tetorit.

Ai veçmas ka hapur temën e kazinove, kredive të shpejta si një njollë e zezë në shoqërinë shqiptare, të cilat BDI gjatë qeverisjes së saj nuk arriti t’i çrrënjosë.
“Në 8 vitet e fundit ka pasur dy zv/kryeministra të Çairit, por ata luanin futboll në zyrat e tyre dhe nuk e kishin mendjen as te Çairi, as te Topana apo Dizhoni, por mendjen e kishin te kazinotë, kreditë e shpejta, korrupsioni e ‘Soravia’”, ka thënë Mexhiti.
AI tha se në po tregojmë dallimin, ndryshimin dhe të tjerët vijnë edhe pas 20 viteve për të kërkuar siç tha, ”votën tuaj, që të rikthehen në qeveri dhe për t’i ikur përgjegjësisë dhe për të premtuar duke marrë votën se do të bëjmë këtë apo atë”.
“Por ne nuk do merremi me ta, ne vijmë tregojmë se çka kemi punuar për një vit e gjysmë për Çairin dhe të elaborojmë se vëçmë fillojmë me realizimin e projekteve infrastrukturore”, tha Mexhiti.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit