⁹Deputeti i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, zhvilloi një takim të rëndësishëm me Forumin e Gruas në Çair, ku u diskutua për përpjekjet për koordinimin dhe strukturimin e degës së partisë në këtë komunë përcjell ora24.tv
Në një postim në Facebook, Mexhiti theksoi se roli dhe pesha e gruas në politikë janë të domosdoshme për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.
Ai shtoi se gratë sjellin energji dhe perspektiva të reja që ndikojnë në proceset vendimmarrëse dhe zhvillimin shoqëror.
Mexhiti theksoi gjithashtu rëndësinë e Çairit si bastion të Lëvizjes Demokratike dhe një pikë strategjike për vizionin politik të partisë. Ai shprehu angazhimin e Forumit të Gruas për të forcuar strukturat dhe për të punuar drejt ndryshimeve pozitive që do të reflektojnë nevojat dhe aspiratat e qytetarëve.
“Bashkë për barazi, progres dhe një të ardhme më të mirë!” mbylli Mexhiti mesazhin e tij, duke theksuar përkushtimin për një të ardhme më të drejtë dhe përfshirëse./ora24.tv