7.8 C
Skopje
Thursday, October 16, 2025

MetaPneumovirusi, IKShPK del me udhëzime për parandalimin e tij

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), në bashkëpunim me Zyrën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë, ka publikuar një seri udhëzimesh dhe informacionesh mbi Metapneumovirusin Njerëzor (hMPV), pas një rritje të mundshme të rasteve në disa rajone.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet shëndetësore, hMPV është një virus respirator që shpesh përhapet gjatë periudhës së dimrit, dhe ka simptoma të ngjashme me ato të një të ftohti të zakonshëm.

“Përhapja e këtij virusi ndodh kryesisht përmes pikave të kollës dhe teshtitjes, si dhe kontaktit të ngushtë me individë të infektuar,” thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

IKShPK thekson tutje se MetaPneumovirusi është një patogjen respirator që mund të shkaktojë bronkit ose pneumoni, sidomos te fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe ata që kanë imunitet të dobësuar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit