Një akt i veçantë solidariteti ka ardhur nga mërgimtari Mair Lumani, i cili jeton në SHBA, i cili ka dhuruar 100 libra për bibliotekën e Shkollës Fillore “Ashim Agushi” në Ladorisht. Ky donacion synon të pasurojë fondin e librave dhe të nxisë dashurinë për leximin tek nxënësit. Drejtoria e shkollës ka shprehur mirënjohjen e saj, duke theksuar se lidhja e mërgimtarëve me vendlindjen mbetet gjithmonë e fortë dhe inspiruese.






