17.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

Mërgimtarët nga Zvicra nisen drejt Kosovës për të votuar në zgjedhjet lokale

Nga Cyrihu, Gjeneva e Bazeli, sot në orët e para të mëngjesit janë nisur dhjetëra bashkatdhetarë drejt Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për të ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet lokale. Sipas informacioneve të marra në Aeroportin e Cyrihut, deri në orën 08:45 janë ngritur tre aeroplanë drejt Prishtinës dhe dy të tjerë drejt Maqedonisë së Veriut, ndërsa gjatë pasdites pritet të ketë edhe dy fluturime shtesë për të përballuar kërkesën e lartë të udhëtarëve.

– Advertisements –

Shumë prej mërgimtarëve kanë udhëtuar me emocione të përziera — krenari, mall dhe përgjegjësi qytetare. Disa prej tyre rrëfejnë se nuk kanë fjetur fare natën, pasi kanë festuar fitoren e Kombëtares shqiptare, për të vijuar më pas drejt aeroportit.

“Po shkoj për të votuar në Gjilan. E ndjej si detyrim qytetar dhe atdhetar që të jap kontributin tim për komunën time,” – tha Bujari, një bashkatdhetar nga komuna e Gjilanit.

Ndërsa Burhani nga Kamenica, konkretisht nga Topanica, shprehet me entuziazëm për pjesëmarrjen në votime:

“Me shumë vullnet po shkoj të jap votën time për më të mirin. Besoj se gjithçka do të kalojë mirë, pa incidente. Të festojmë pastaj vëllazërisht, pa urrejtje, sepse të gjithë jemi shqiptarë. Të mos harrojmë dëshmorët, invalidët dhe gjithë atdhetarët që sakrifikuan për këtë ditë.”

Pjesëmarrja nuk është edhe e lartë e diasporës në zgjedhje por është një dëshmi se, edhe pse mërgata jeton fizikisht larg, shpirti i tyre mbetet përherë në atdhe. Me këtë veprim, ata jo vetëm që ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike, por japin edhe një shembull të fortë për përkushtimin ndaj shtetit të Kosovës.

“E kemi Kosovën shtet dhe duhet ta ruajmë e ta ndërtojmë me punë e dashuri,” – shton një tjetër mërgimtar.

Në fund, mesazhi i përbashkët i tyre është i qartë:

Të fitojë më i miri, të mbizotërojë qetësia dhe bashkimi kombëtar, sepse dashuria për Kosovën nuk matet me kilometra, por me vepra.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit