10.8 C
Skopje
Thursday, December 4, 2025

Mentorja Altina Ismaili shkëlqen në “FIRSTEP”: Nxënësit e saj marrin dominimin e garës me dy vendet e para!

Në garën rajonale të projekteve “FIRSTEP”, e cila u zhvillua në shkollën “Jahja Kemal”, nxënësit e udhëhequr nga mentorja Altina Ismaili realizuan një sukses të jashtëzakonshëm, duke fituar dy vendet e para dhe dy vendet e dyta për rajonin jug-perëndimor të Maqedonisë.

Nën kujdesin dhe përgatitjen profesionale të Ismailit, pesë projekte të klasave të nënta u prezantuan me kreativitet dhe nivel të lartë shkencor, duke u dalluar mes dhjetëra pjesëmarrësve.

Fituesit e vendeve të para:

Jona Meta, Ejona Seferi, Elisa Coma

Erjon Ajro, Dielli Mustafai, Hadis Halil

Fituesit e vendeve të dyta:

Fatih Shabani, Esra Guzi, Teuta Shaqiri

Elif Isaku, Fiona Sallkoska, Nisa Domazeti

Ky sukses konfirmon edhe një herë punën e palodhur të mentores Ismaili dhe talentin e jashtëzakonshëm të nxënësve të saj. Urime për arritjen mbresëlënëse!

Burimi: Struga Ekspres

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit