16.8 C
Skopje
Tuesday, September 23, 2025

Mëngjesi i vonuar dëmton shëndetin fizik dhe mendor, tregojnë studimet

Vakti më i rëndësishëm i ditës, siç pretendohet shpesh të jetë mëngjesi, është megjithatë ndoshta ai që ka më shumë gjasa të humbasë ose të shtyhet për më vonë.

Nëse e shtyp butonin e shtyrjes një herë më shumë, atëherë do të vonohesh për në punë dhe ndoshta do të duhet të vraposh me nxitim për të kapur autobusin. Ndërmjet kësaj vjen një dush i shpejtë dhe një ose dy kafe që të bëjnë të djersitesh, para se të dalësh me vrap nga dera.

Lëvizje e gabuar, sipas mjekëve në Spitalin e Përgjithshëm të Masaçusetsit dhe Institutin e Teknologjisë në Izmir, të cilët zbuluan se fillimi i ditës pa ngrënë mëngjes “shoqërohet vazhdimisht me probleme shëndetësore fizike dhe mendore, të tilla si depresioni, lodhja dhe problemet e shëndetit oral”.

“Orari i vakteve, veçanërisht mëngjesi i vonë, ndryshon me moshën dhe mund të pasqyrojë ndryshime më të gjera shëndetësore tek të rriturit e moshuar, me implikime për sëmundshmërinë dhe jetëgjatësinë”, thonë studiuesit, në një punim të botuar në Communications Medicine, pjesë e grupit të revistave shkencore Nature.

Ekipi – pjesë e rrjetit të studiuesve mjekësorë Mass General Brigham – shqyrtoi të dhënat e rreth 3,000 të rriturve britanikë, zakonet e të ngrënit, shëndeti i të cilëve, u monitoruan për dy dekada.

“Individët e predispozuar gjenetikisht ndaj karakteristikave të lidhura me të qenit “buf nate” kishin tendencë të hanin vakte në orare të vona”, thotë ekipi, duke lënë të kuptohet se është më mirë, siç thotë shprehja e vjetër, të shkosh herët në shtrat dhe të zgjohesh herët.

Të moshuarit duket se kanë më shumë gjasa të hanë mëngjes më vonë gjatë ditës, thotë ekipi – duke e vënë veten në rrezik për probleme të lidhura me shëndetin.

“Inkurajimi i të moshuarve për të pasur orare të qëndrueshme të vakteve, mund të bëhet pjesë e strategjive më të gjera për të promovuar plakjen e shëndetshme dhe jetëgjatësinë”, thotë Hassan Dashti i Massachusetts General.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit