Menduh Thaçi shtroi iftar për anëtarët dhe strukturat e PDSH-së

Në vijim, ju përcjellim njoftimin për iftarin e shtruar nga Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z. Menduh Thaçi, për anëtarësinë dhe strukturat e partisë, në kuadër të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

“Sonte, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z. Menduh Thaçi, shtroi iftar për anëtarësinë dhe strukturat e partisë, në kuadër të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Në këtë iftar morën pjesë anëtarë dhe përfaqësues të strukturave të ndryshme të partisë, ku në një atmosferë vëllazërore dhe respekti u ndanë vlerat e solidaritetit, mirëkuptimit dhe bashkimit që simbolizon ky muaj i bekuar për besimtarët myslimanë.

Me këtë rast, Kryetari Thaçi falënderoi të pranishmit për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në aktivitetet dhe forcimin e Partisë Demokratike Shqiptare, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit në përmbushjen e qëllimeve të përbashkëta politike dhe shoqërore.”

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit